DYLON

Barazim pa gola, rezultati mbeti nën hije pas lëndimit të Oltion Bilallit

Barazim pa gola, rezultati mbeti nën hije pas lëndimit të Oltion Bilallit
Avatar photo Redaksia

Barazim pa gola, rezultati mbeti nën hije pas lëndimit të Oltion Bilallit

Ndonëse me një lojtar më tepër, për më shumë se 60 minuta, (lojtari i Malishevës u ndëshkua me të kuq), SC Gjilani ka luajtur baras me Malishevën, edhe atë pa gola, në ndeshjen e javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

EkoHigjiena

Në një ballafaqim që u luajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, as njëra, e as skuadra tjetër, nuk arritën të gjejnë portën kundërshtare dhe fitoren, munguan golat dhe loja u mbyll me rezultat të bardhë.

Por, rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në hije, pasi futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi lëndim pas një përplasjeje me portierin e Malishevës. Lojtarit iu ofrua ndihma e parë në fushë për disa minuta, para se të largohej me autoambulancë për trajtim të mëtutjeshëm.

Përndryshe, me këtë barazim skuadra gjilanase mban vendin e pestë me 46 pikë.  /2LONLINE/