Barazi në të drejta, parakusht për paqen rajonale

Barazi në të drejta, parakusht për paqen rajonale

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ka vendosur edhe flamurin kombëtar shqiptar para vetes, krahas atij të Serbisë.

Kamberi ka shkruar në profilin e tij se Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete. “Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Ja postimi i plotë I Kamberit.

BARAZI NË TË DREJTA, PARAKUSHT PËR PAQEN NË RAJON

Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon që e ndalon përdorimin e simbolit kombëtar për pakicën e vet, përmes ligjit për minoritete.
Përderisa pakica kombëtare serbe përdor ligjshëm flamurin në Graçanicë, Kumanovë e Kotor; flamuri shqiptar ndalohet në Luginën e Preshevës.

Barazia nuk duhet ndërtuar duke ia ndaluar pakicave kombëtare përdorimin e simboleve të tyre kombëtare.

Prandaj sot vendosa flamurin shqiptar në parlament, krahas flamurit serb.

Ligji për minoritete duhet të ndryshohet në Serbi.

Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë.

Simbole të ligjshme kombëtare për çdo pakicë kombëtare në rajon, pa dallim.

Barazia në të drejta është parakusht për paqen rajonale.

KOMENTE