DYLON

Baraliu: Mandati për pakicat nuk duhet të vazhdohet

Avatar photo Redaksia

​Njohësi i çështjeve kushtetues, Mazllum Baraliu, thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet vazhdimi i mandatit për komunitetet. Sipas tij, votimi pro kësaj çështjeje mund ta rrezikojë seriozisht funksionimin e shtetit.

“Jo nuk duhet lejuar, për arsye se do të ishte privilegj dhe favorizim i tepruar për pakicat dhe i dëmshëm për shumicën. Po ashtu do të ishte në kundërshtim me orientimet kushtetuese, për arsye se çështja e vendeve të rezervuara është përmbyllur me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur”, ka thënë Baraliu.

EkoHigjiena

Në një intervistë për Tribunën, Baraliu vlerëson se lejimi i vazhdimit të mandateve të rezervuara shumë lehtë mund të ndikojë që pas zgjedhjeve të ardhshme nacionale të themelohet një Qeveri e pakicës e cila do t’i përmbyste të arriturat e deritanishme në vend.

“Mund të vijë partia e cila po dirigjohet nga Beogradi, e cila mund të jetë partia e dytë ose e treta dhe të bëjë koalicion me ndonjë parti tjetër dhe të përmbysë shumë të arritura duke mos përjashtuar as përmbytjen e kushtetutës”, ka thënë ai. Baraliu ka kërkuar nga përfaqësuesit e Kosovës që të kenë parasysh interesin e qytetarëve shumicë, para se të merren me interesin e qytetarëve pakicë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.