DYLON

Banorët e Tërstenikut në mbështetje të kompanisë “Eco Higjiena” pastrojnë fshatin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në kuadër të muajit të pastrimit që komuna e Vitisë e ka shpallur muajin prill, në fshatin Tërstenik është organizuar një aksion vullnetar nga banorët e këtij lokaliteti për largimin e mbeturinave. Gjatë këtij aksioni janë larguar edhe deponitë e egra që për një kohë ishin kërcënim për shëndetin e banorëve.

Ky aksion është mbështetur nga kompania regjionale “Eco Higjiena” e cila ka mundësuar eliminimin e deponive të egra përmes makinerisë së rëndë, si dhe ka angazhuar punëtorët e saj. Po ashtu, kjo kompani, ka siguruar edhe ushqimin për gjithë pjesëmarrësit e aksionit të pastrimit në Tërstenik. /2L ONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.