DYLON

Banorët e Ramjanit në aksion për eliminimin e depos ilegale të mbeturinave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me iniciativë të këshillit të fshatit Ramjan dhe në përkrahje të Institucioneve komunale, respektivisht Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, si dhe asaj për Shërbime Publike, ka filluar një aksion për rregullimin e ambientit dhe eliminimin e depos së egër të mbeturinave në këtë lokalitet.

Fshati Ramjan për vite të tëra është përballur më problemin e hedhjes së mbeturinave nga qytetarët e pandërgjegjshëm, madje edhe të kompanive nga komuna e Ferizajt.

EkoHigjiena

Në aksionin që u realizua sot, ishte i pranishëm edhe kreu i komunës Sokol Haliti i cili theksoi se aksionet e tilla duhet të jenë shembull edhe për lokalitetet tjera që një herë e përgjithmonë të mos lejojmë ndotjen e ambientit por të eliminojmë deponitë ilegale.

Kryetari Haliti ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për aksionet që kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit, ndërkohë ka falënderuar gjithë mekanizmat dhe qytetarët që kontribuuan në aksionin e pastrimit që u realizua në komunën e Vitisë.

Edhe Kadri Ismajli përfaqësues i fshatit Ramjan ka thënë se janë të kënaqur me gatishmërinë e banorëve për t iu përgjigjur aksioneve të tilla si me makineri po ashtu edhe me punë vullnetare, njiherit ka falënderuar edhe institucionet, edhe Eco Higjienën për mbështetje të këtij aksioni.

Me rastin e këtij aksioni janë mbjell edhe fidane në këtë pjesë ku deri tani është shfrytëzuar si depo mbeturinash, ndërkohë që në aksion kanë kontribuar kompania rajonale Eco Higjiena, si dhe punëtorët që janë pjesë e projektit të përbashkët mes komunës së Vitisë dhe fondacionit Kosova-Luksmeburg. /2L ONLINE/