DYLON

Banorët e Nasalës falënderojnë Lutfi Hazirin për projektin e ujësjellësit, ndriçimit dhe subvencionet për bujqit

Banorët e Nasalës falënderojnë Lutfi Hazirin për projektin e ujësjellësit, ndriçimit dhe subvencionet për bujqit
Avatar photo Redaksia

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga Nasala, në tubimin e organizuar nën masat anti-COVID19.

Kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat dhe qytetarët e këtij fshati, për përkrahjen e vazhdueshme që ky fshat u ka dhënë gjithmonë qeverisjes së mirëfilltë dhe funksionale që ishte në funksion të vazhdueshëm për të gjithë banorët e këtij fshati.

EkoHigjiena

“Të gjitha projektet infrastrukturore do të mbyllen në Nasalë. Pandemia ka ndiku në vonesën e disa projekteve edhe në këtë fshat, mirëpo, do të përpiqemi që vitin e ardhshëm ta kompensojmë kohën dhe projektet e shtyra. Të gjitha rrugët e fshatit do të jene prioritet për vitin e ardhshëm”, ka thënë Haziri.

Banorët e fshatit kanë falënderuar kryetarin Haziri për realizimin e projektit tw ujësjellësit, ndriçimit, sikurse edhe subvencionet e vazhdueshme pwr fermerwt.

Ky tubim është përmbyllur me besimin e madh edhe për një mandat për kryetarin Haziri, të cilin e konsiderojnë si menaxherin më të mirë të implementimit të projekteve të rëndësishme për këtë fshat.

Mesazhin e tij të fitores e ka dhënë edhe Ramiz Ramadani, me numër 7 nga lista fituese, duke deklaruar se të gjithë banorët e fshatit Nasalë i kanë borxh kryetarit Haziri për t’ia rikonfirmuar besimin e madh më 17 tetor, për shkak të përkrahjes së madhe që e ka bërë për këtë fshat.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan

/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.