DYLON

Banorët e malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, i japin mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit për zgjedhjet e 17 tetorit

Banorët e malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, i japin mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit për zgjedhjet e 17 tetorit
Avatar photo Redaksia

Banorët e malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryetarit, Lutfi Haziri dhe listës së LDK’së, në zgjedhjet e 17 tetorit, në takimin në formatin e bashkëbisedimin.

Kryetari i Nëndegës së LDK’së në Kishnapole, Naim Musliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për investimet në renovimin e kulmit të shkollës në Sllakoc, për t’u bërë gati për fillimin e mbarë të vitit shkollor, sikurse edhe për realizimin e projekteve të tjera komunitare, për t’ua bërë më të lehtë jetësën banorëve.

EkoHigjiena

Ndërkaq, kryetari Haziri ka shprehur fjalë falënderimi për banorët atje, për mbështetjen e ofruar saherë që i ka hyrë garës për kreun e Komunës.

“Faleminderit malësisë së Kishnapoles, Sllakocit e Gadishit, të cilët për 30 vite e kanë ruajtur besimin ndaj meje. Programet e mëdha për këtë pjesë tashmë i kemi realizuar sepse ne kemi punuar në parimin e barazisë në investime, qytet-fshat. Prioritet është ndërtimi i fushës së sportit në shkollën “Afërdita”, ndërkaq në këtë zonë do të vazhdojmë ta stimulojmë blegtorinë, si pjesë tipike e kësaj veprimtarie”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, në këtë takim bashkëbisedues, kryetari Haziri është shoqëruar edhe nga kandidati për Asamble Komunale, Sami Ahmeti.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.