DYLON

Banorët e lagjes “Skender Salihu” në Viti në hall me energjinë elektrike

Banorët e lagjes “Skender Salihu” në Viti në hall me energjinë elektrike
Avatar photo Redaksia

Një grup i banorëve të rrugës “Skender Salihu” të Vitisë, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, ku temë bisede kanë qenë projektet e nevojshme në këtë lagje.

Banorët kanë falënderuar Institucionet për punët që po bënë, ndërkohë e kanë paraqitur edhe problemin e furnizimit me energji elektrike, e cila mbetet sfidë për banorët e lagjes.

Kryetari Haliti ka thënë se do të mbetet i angazhuar që të shtrijë aktivitetin në çdo lokalitet, çdo rrugë e lagje dhe kjo do të ndodhë edhe në të ardhmen, kurse rreth problemit të energjisë pasi ka thënë se është nën kompetencë të Kompanisë KEDS, është shprehur se do të interesohet për gjetjen e një zgjidhje të kësaj problematike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.