Banorët e Gumnishtës votojnë për rregullimin e shtratit të lumit
Në kuadër të Buxhetimit me Pjesëmarrje- Lagjja jote, vendimi yt, ka vazhduar procesi i votimit të njërit nga projektet e propozuara nga banorët e fshatit Gumnishtë të Gjilanit.
Në procesin e votimit në shkollën “Ramiz Cërrnica”, ishin drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri dhe zyrtarë komunalë.
Banorët kanë vendosur që të realizohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit. /2LONLINE/
