DYLON

Banorët e Drobeshit me aksion vullnetar për pastrimin e fshatit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë këtij muaji në Komunën e Vitisë janë duke u zhvilluar aksione të shumta vullnetare të pastrimit dhe atë pasi që kjo komunë e ka shpallur muajin prill si muaj të ambientit. Me këtë rast në fshatin Drobesh të Vitisë, është zhvilluar një aksion i pastrimit. Ky aksion është përkrahur nga Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me këshillin e këtij fshatit ku banorët e këtij lokaliteti kanë pastruar ambientin brenda fshatit. Ndërkaq aktivitete të tilla të pastrimit ka pasur edhe gjatë fundjavës si në fshatin Goshicë por edhe për skaj të lumit “Morava e Binqës”.
/Foto: Milot Lala/


EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.