DYLON

Banorët e Cërnicë, Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët paraqesin kërkesat e tyre në dëgjimin buxhetor

Banorët e Cërnicë, Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët paraqesin kërkesat e tyre në dëgjimin buxhetor
Avatar photo Redaksia

Në komunën e Gjilanit kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor.

Zyrtarët komunalë, kanë shkuar në Cërnicë, ku kanë marrë idetë e projekteve të qytetarëve edhe të Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët.

EkoHigjiena

Udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare.

Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se janë këtu për të marrë kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave që të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme.

Kjo po bëhet në bazë të konsultimeve buxhetore.

Në takim me banorët e këtyre lokaliteteve ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ali Arifi, ai i Arsimit, Shpend Nuhiu, zyrtarë nga Drejtoria për Buxhet e Financa dhe zyrtarë tjerë komunal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.