Banorët e Binçës të mbështetur nga drejtoritë komunale dhe “Eco Higjiena” në aksion për pastrimin e fshatit !
/2L ONLINE/ – Me iniciativën e këshillit të fshatit Binçë, si dhe i mbështetur edhe nga banorët duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb që jetojnë në këtë lokalitet, ka nisur sot aksioni për pastrimin e këtij fshati, si dhe lumit që kalon nëpërmes tij. Kryetari i këshillit të fshatit Edison Simani, ka theksuar se ky aksion i pastrimit ka qenë më se i nevojshëm për tu ndërmarr, me qenë se dihet që për një kohë ka munguar organizimi në këtë lokalitet për shkak të mos funksionimit të këshillit të fshatit.
Simani gjithashtu tha se përgjigja e qytetarëve për t’iu bashkangjitur aksionit është e mire, duke pas parasysh se sot është ditë pune, ndërkohë që paralajmëroi që të vazhdohet edhe më tutje me aksionin e pastrimit. Punët rreth pastrimit të lumit në Binçë, i ka inspektuar edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin mes banorëve të cilët po e pastrojnë fshatin e tyre. Haliti ka theksuar se kjo është një punë e mirë dhe se do ta mbështes në forma teknike dhe me makineri, punët që do të zhvillohen aty. Aksionin për pastrimin e fshatit dhe lumit në Binçë, po e mbështet Drejtoria e Shërbimeve Publike së bashku me kompaninë “Eco Higjiena”, si dhe Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit. /2L ONLINE/

