DYLON

Banka Evropiane për investime takon menaxhmentin e UKZ-së në kuadër të projektit për vlerësimin e nevojave infrastrukturore të universiteteve

Banka Evropiane për investime takon menaxhmentin e UKZ-së në kuadër të projektit për vlerësimin e nevojave infrastrukturore të universiteteve
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë qëndruar për një vizitë ekspertë të infrastrukturës dhe mjedisit të projektit “Vlerësimi i fizibilitetit dhe nevojave për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Kosovë”, i financuar nga European Investment Bank dhe implementuar nga Kosovo Legal Services Company, me SOFRECO në krye të konzorciumit.

Ata fillimisht u pritën nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Dr.Techn. Ilir Gjinolli zëvendës kryesues i Këshillit Drejtues në UKZ dhe Prof. Asoc.Dr.Naim Mustafa

EkoHigjiena

Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë, ku Rektori ekspertët i informoi për nevojat dhe planifikimet e UKZ-së në aspektin ifrastrukturorë.

Pas këtij takimi ekspertët kanë vizituar hapësirat e Universitetit për tu njohur me infrastrukturën, laboratorët, duke pasur një pasqyrë të plotë të kapaciteteve dhe potencialeve të UKZ-së.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit në fjalë është të mbështesë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të përmirësuar standardin e infrastrukturës së arsimit të lartë dhe për të mbështetur ofrimin e shërbimeve arsimore në institucionet publike të arsimit të lartë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.