DYLON

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e projekteve të energjisë në Kosovë

Banka Botërore vazhdon mbështetjen e projekteve të energjisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me fokus sektorin e energjisë, si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kanë thënë përfaqësuesit e Bankës Botërore, Linda Van Gelder Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Me këtë rast drejtoresha Gelder u njoftua nga Ministri Lluka me prioritetet e MZHE-së, ku sektori i energjisë zë vendin më të rëndësishëm, respektivisht projekti i TC Kosova e Re dhe projektet për zbatimin e masave të Eficiencës së Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Lluka dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale ekonomike në vend, e veçanërisht për sektorët që mbulohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

EkoHigjiena

Gelder ka ritheksuar mbështetjen e institucionit që përfaqëson për projektet e energjisë, i bindur se siguria e furnizimit me energji ka impakt direkt në zhvillimin ekonomik.

Nga ana e tij kreu i MZHE-së ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen financiare që u jep projekteve të energjisë, një prej të cilëve është edhe kredia për zbatimin e masave të EE në ndërtesat publike, projekti në fushën e TIK-ut dhe ai i rivitalizimin e kanalit të Ibër Lepencit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.