Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim zëvendëspresidenten rajonale të Bankës Botërore (BB), Laura Tuck.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të premten në takim zëvendëspresidenten rajonale të Bankës Botërore (BB), Laura Tuck, e shoqëruar nga drejtoresha Rajonale e BB-së, Ellen Goldstein, dhe menaxheri i BB-së për Kosovë, Jan-Peter Olters.
Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme të Kosovës nga Banka Botërore.
Kryeministri Mustafa e njoftoi zëvendëspresidenten Tuck për progresin në Kosovë si dhe prioritetet e Programit të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen e ofruar përmes projekteve të ndryshme, përfshirë ato në zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu fokusimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, proceset integruese evropiane si dhe reformat në shëndetësi, në arsim e në shumë fusha të tjera të jetës.
Zëvendëspresidentja Rajonale e Bankës Botërore, Laura Tuck, vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, duke konfirmuar përkrahjen e mëtejshme për projektet zhvillimore në Kosovë.
Zëvendëspresidentja Tuck poashtu u interesuar për Programin Qeveritar të Kosovës dhe për implementimin e tij.