/2L ONLINE/ Komuna e Gjilanit edhe zyrtarisht sot është informuar nga Banka Botërore, për miratimin e aplikimit të Gjilanit për komponentën e llogaridhënies sociale, që ka qëllim angazhimin dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimarrje lokale dhe qëndrueshmërinë sociale në praktikën e komunës, për të përmirësuar integritetin, transparencën e organizatës dhe llogaridhënies, si dhe efikasitetin e ofrimit të shërbimeve publike dhe aseteve publike të menaxhimit.
Me këtë rast, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo marrëveshje është një mbështetje për Gjilanin në kuadër të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies.
“Aplikimi i Komunës së Gjilanit për komponentën e llogaridhënies sociale, sot jemi informuar se është miratuar nga Banka Botërore. Përmes këtij memorandum synohet që të pajisen dhe përgatiten zyrtarët lokal të zgjedhur , zyrtarët dhe stafi teknik, për të menaxhuar efektivisht zhvillimin urban, për rritjen gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve qeverisë në programe të reformës. Aktivitetet e parapara që do të ndërmerren në Komunën e Gjilanit do të mbulojnë dy hapa kryesorë, atë për kryerjen e përgjegjshmërisë sociale dhe Vlerësimin e Përfshirjes Qytetare në fazën e parë të projektit dhe e dyta është aktivitetet për të hartuar Planin e Veprimit për strategjitë prioritare të miratuara”, ka thënë nënkryetari Kadriu.
Ai poashtu ka potencuar se mbështetje të fuqishme në këto dy shtulla do të kemi nga Banka Botërore, por angazhimi do të jetë edhe i Komunës njëkohësisht në përmbushjen dhe zbatimin e këtij memorandumi, sepse e gjithë kjo po bëhet në interest ë qytetarëve, por edhe transparencës duke qenë komponenta e llogaridhënies përherë e më e avancuar në Komunën e Gjilanit në përgjithësi. /2L ONLINE/