DYLON

Banka Botërore financon projektin 25.1 milionë euro për furnizim me ujë nga Morava e Binçës

Banka Botërore financon projektin 25.1 milionë euro për furnizim me ujë nga Morava e Binçës
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore në Washington D.C. ka aprovuar Programin Zhvillimi dhe shfrytëzimi i mundësive për sigurinë e ujit në Kosovë, i cili synon të forcojë kapacitetin e Kosovës për menaxhimin e sigurisë së ujit në nivelin kombëtar dhe të përmirësojë sigurinë e ujit në basenin e Moravës së Binçës, që është rajoni më i thatë në Kosovë.

Mbështetja e miratuar financiare për projektin është 25.1 milionë euro (27.4 milionë dollarë).

EkoHigjiena

“Banka Botërore po e mbështet Kosovën për të adresuar krizën e ujit në nivelin kombëtar dhe specifikisht mungesën e ujit në zonën e basenit të Moravës. Përveç përfitimeve të rëndësishme të zhvillimit nga përmirësimi i furnizimit dhe forcimi i menaxhimit të resurseve ujore në Kosovë, disponueshmëria e ujit dhe e masave sanitare janë barrierë esenciale ndaj përhapjes së viruseve dhe për mbrojtjen e shëndetit njerëzor nga COVID-19 dhe sëmundje të ngjashme”, tha Marco Mantovanelli, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Projekti i aprovuar do të shtrojë edhe themelin për zhvillimin dhe menaxhimin strategjik të depozitimit të ujit në të ardhmen, përmirësimin e njohurive rreth ujërave në vend për t’u ballafaquar me thatësira, përmbytje dhe për të përmirësuar shërbimet, si dhe përmirësimin e menaxhimit të sigurisë së digave për komunitetet në rrjedhën e poshtme. Projekti do të investojë në mënyrë të konsiderueshme në lartësimin e nivelit të shërbimeve të furnizimit me ujë në zonën e menaxhuar nga ndërmarrja e ujësjellësit Hidromorava. Ai gjithashtu do të financojë studimet teknike, sociale dhe mjedisore për të lejuar një vlerësim të detajuar të një investimi përcjellës potencial për zgjerimin e kapaciteteve për depozitimin e ujërave të sistemit hidrik ‘Kikë-Kremenata’ në juglindje të Kosovës. Përveç kësaj, projekti ka gjithashtu nën-komponentë që mbështesin rimëkëmbjen ekonomike përmes granteve për komunitetin, dhe krijimin e vendeve të punës gjatë implementimit.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe veçanërisht fermerët, do të përfitojnë nga shërbimet e përparuara hidrometeorologjike, mbrojtja e pellgjeve ujëmbledhëse, masat agro-mjedisore dhe mundësitë ekonomike që do të rezultojnë. Të gjitha komunitetet në rrjedhën e poshtme të digave në Kosovë do të përfitojnë nga rritja e vëmendjes ndaj mirëmbajtjes dhe sigurisë së digave, risku i reduktuar nga përmbytjet dhe gatishmëria më e mirë emergjente. Do të reduktohen risqet nga thatësira duke e bërë të mundur përdorimin e kapacitetit të depozitave të pashfrytëzuara aktualisht të ujit. Përmes qasjes në shërbimet e përmirësuara të ujit, nga projekti do të përfitojnë drejtpërdrejt rreth 190,000 qytetarë që banojnë në basenin e Moravës së Binçës, në juglindje të Kosovës.

Projekti FLOWS financohet me kredi nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore. Kreditë e IDA-s jepen me kushte koncesionare me interes zero ose shumë të ulët dhe periudha të gjata të kthimit. Financimi i këtij projekti ka afat maturimi prej 25 vjet dhe grejs periudhë 5-vjeçare. Projekti do të implementohet nga Qeveria e Kosovës gjatë një periudhe prej 5.5 vjet.

Lexo: https://www.worldbank.org/en/news/press-release/2020/06/09/world-bank-supports-kosovo-to-address-national-water-crisis-highlighted-by-covid-19-pandemic

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.