DYLON

Ban Ki-moon: Suksesi në zgjedhje, moment historik

Avatar photo Redaksia

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka mirëpritur zhvillim paqësor të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, më 1 dhjetor. Përmes një deklarate për media, ai ka thënë se mbajtja e suksesshme e zjedhjeve në gjithë Kosovën përbën një moment historik edhe për procesin e normalizimit midis Beogradit dhe Prishtinës, edhe për përmirësimin e instituconeve demokratike në Kosovë.

Ban u ka kërkuar palëve që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të zbatimit të të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së 19 prillit, përfshirë krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe integrimin e strukturave gjyqësore dhe të policisë në veri të Kosovës.

EkoHigjiena

Ai ka nënvuzuuar rëndësinë e përparimit të vazhdueshëm në dialog për konsolidimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.