DYLON

Ban Ki Moon kërkon fundin e krizës politike

Avatar photo Redaksia

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë që t`i formojnë shpejt institucionet në mënyrë që vendi të mund t`i kryej obligimet ndërkombëtare por edhe të brendshme. Në raportin e radhës për Kosovën ai ka lavdëruar Policinë e Kosovës dhe sjelljet e bashkësisë Islame të vendit në raport me radikalizmin fetar, shkruan Tribuna.

Raporti, një kopje të së cilit e ka siguruar gazeta Tribuna u është dorëzuar gjatë vikendit shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Aty shefi i OKB-së ka përshkruar zhvillimet në Kosovë prej 16 korrikut deri më 15 tetor të këtij viti. Raporti do të diskutohet nga shtetet anëtare në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit më 14 nëntor ku Kosova dhe Serbia do të përfaqësohen në nivel të ministrave të jashtëm.

EkoHigjiena

“Jam tepër i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe në efektet negative që ajo mund të ketë në progresin e arritur deri më tash në zhvillimin e institucioneve dhe proceseve demokratike në Kosovë. Fuqishëm, inkurajoj të gjitha etnitetet politike në Kosovë, posaçërisht liderët e tyre që t`i intensifikojnë përpjekjet për të ndërtuar mbi zgjedhjet e 8 qershorit dhe që bllokada aktuale të tejkalohet”, ka shkruar Ban.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.