DYLON

Ballkani kampion, Dritën të dytën dhe Gjilanin të tretin do t’i shohim në Evropë

Ballkani kampion, Dritën të dytën dhe Gjilanin të tretin do t’i shohim në Evropë
Avatar photo Redaksia

Ballkani është kurorëzuar me titullin e kampionit për edicionin e garave 2022/23 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa skuadrat gjilanase, Dritën e Gjilanin do t’i shohin në garat evropiane, pasi kanë përfunduar në pozitat 2 e 3, të tabelës së klasifikimit.

Përndryshe, sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit (36), e ku Ballkani dhe Gjilani kanë luajtur pa gola, ndërsa Drita e ka mundur Drenicën me rezultat 3 me 1.

EkoHigjiena

Ja të gjitha ndeshjet dhe rezultatet e javës përmbyllës të këtij edicioni.

Gjilani –  Ballkani  0:0
Drenica  – Drita   1:3
Trepça’89  – Prishtina 2:1
Malisheva  – Llapi  3:2
Ferizaj – Dukagjini 2:1

Ndërkohë, nga elita e futbollit kosovar, u përshëndetën Drenica e Trepça ’89 derisa në ndeshjen e barazhit për mbetje në Superligë do të luajë Ferizaj kundër skuadrës nga Liga e Parë, Lirisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.