DYLON

Ballafaqohet me probleme të shumta, tani nuk kanë as rrymë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), Nexhat Hajrullahu ka vizituar shoqatat e personave me aftësi të kufizuara në komunën e Gjilanit tek objekti ku është e vendosur Handikos.

Përfaqësuesit e shoqatave e njoftuan drejtorin Hajrullahu me punën dhe aktivitetin e secilës shoqatë veç e veç. Drejtori Hajrullahu në fjalën e tij tha se ka ardhur këtu të njoftohet dhe të njihet me punën që bëhet, por edhe me problemet me të cilat preokupohen këto kategori.

EkoHigjiena

Fatmir Shurdhani nga Hendikos, bëri me dije se e njoftuan drejtorin për problemet te cilat po i hasin në vazhdimësi gjatë procesit të punës.

“Problem kryesor e kemi energjinë elektrike dhe ngrohjen për dimër. Neve për vitin 2015 nuk i kemi asnjë cent borxh KEDS-it, por neve kemi një borxh të trashëguar nga e kaluara, dhe aje borxh është obligim i komunës sepse më herët taksat komunale për objektin e personave me aftësi te kufizuar kanë qenë obligim i komunës”, ka thënë Shurdhani.

Por, Shurdhani tha se edhe brenda këtij viti kanë arrit të zbusin brixhin por se KEDS po tregohet e pamëshirshme edhe ndaj kësaj kategorie dhe brenda gjashtë muajve ua ka ndërprerë rrymën që tri herë dhe tani së fundit qe tri javë ndërtesa ku janë këto organizma është pa rrymë.

Përndryshe, Shurdhani tha se kanë marr zotimin e drejtorit Hajrullahu, se këto probleme do t’i bartë në takimet e bordit të drejtorëve në mënyrë që të bëhet një zgjidhje, përndryshe Hajrullahu tani së fundi ka marrë postin e drejtorit të DMSH-së, kur kreu i komunës Lutfi Haziri kishte bërë formatimin e një pjesë të qeverisjes komunale. /2L ONLINE/