DYLON

Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen nesër në Teatrin e Gjilanit me shfaqjen “CORRER O FADO”

Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen nesër në Teatrin e Gjilanit me shfaqjen “CORRER O FADO”
Avatar photo Redaksia

“Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen nesër, e enjte, 14 mars, në Teatrin e Gjilanit nga ora 20:00, me shfaqjen e jashtëzakonshme “CORRER O FADO”, të cilën e kanë realizuar në bashkëpunim me koreografin e njohur portugez, Daniel Cardoso. Mos e humbisni. Rekomandohet fuqishëm”, thuhet në njofitmi ne Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

“CORRER O FADO”

EkoHigjiena

Koreograf – Daniel Cardoso

Asistente e Koreografit –  Inês Godinho

Kostumet – Maria Monte & Shemsi Avdiu

Skenografia – Daniel Cardoso & Jetlir Kuleta

Fado, mënyra më përfaqësuese e të shprehurit në kulturën tradicionale portugeze. Në një mori lëvizjesh, tingujsh dhe ndjesish, kërcimtarët na përcjellin me lehtësi të dukshme artin e tyre, bukurinë ekstreme, ndjeshmërinë e patejkalueshme, atë që perceptojnë të gjitha shqisat dhe ndjejnë zemra. Në këtë mënyrë çmitizon konotacionin nostalgjik dhe melankolik që mbart Fado.

Pra, shfaqja jepet nesër, më 14 mars 2024, teatri i Qytetit – Gjilan, 20:00. Biletat 2 euro. Për pensionistë, studentë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.