DYLON

Bakteri që kthen qumështin në kos, ja vetitë e tij kuruese

Avatar photo Redaksia

Kefiri është një bakter natyral i cili shndërron qumështin në kos. Temperatura e qumështit duhet të jetë nga 13-20°C dhe koha e pritjes varion nga 24 në 48 orë. Shumë studiues kanë konstatuar efektet pozitive kuruese të kefirit për shumë sëmundje si tbc, sëmundje nervore, tëmthit fshikëzës së urinës etj..

Kefir e ka zanafillën e vet në Kaukaz. Për ta pregatitur, si fillim duhet të siguroni kokrrat e kefirit, nga persona që i kultivojnë, ose mund t’i blini në internet.

EkoHigjiena

Merret një vazo qelqi me kapak dhe në të përzihet qumësht me temperature ambienti me bazën e kefirit. Kjo përzierje lihet të paktën 24 orë në temperaturë ambienti. Ditët e para do të jetë më i lëngshëm, por dalëngadalë cilësia e tij do të përmirësohet. Fermentimet e këtij kosi janë natyrore dhe tejet të dobishme për organizmin tonë. Shërbejnë si stimuj të tretjes.

Ja disa sëmundje në të cilat përdorimi i kefirit do të japë rezultate pozitive:

Nervat dhe pagjumësia:- këshillohet të pihet një gotë kefir në darkë

Bronkiti, astma, sëmundjet e zorrës së trashë- këshillohet gjysmë litër kefir në ditë

Anemia- 1 litër kefir në ditë

Ekzema- shërohet duke pirë dhe duke lyer njëkohësisht plagën çdo mbrëmje me kefir. Në mëngjes do të pastrohet dhe në mbrëmje do të lyhet përsëri.

Ndihmon në ngadalësimin e sklerozës kur kjo është në fazë të avancuar dhe përmirësimin e saj në fazat fillestare.

Kapsllëku- shërohet duke pirë një gjysmë litër kefir të ardhur gjatë 10 orëve, pihet para gjumi për 3-4 ditë

Diarreja- shërohet duke pirë kefir 48 orësh, 1litër dhe më pas duke pirë gjysmë litër kefir 24 orësh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.