DYLON

Bajrami: Skeptikët e PAN-it do të marrin përgjigje më 3 gusht

Bajrami: Skeptikët e PAN-it do të marrin përgjigje më 3 gusht
Avatar photo Redaksia

Ish-shefja e grupit parlamentar e Nismës, aktualisht anëtare e kryesisë së kësaj partie, Valdete Bajrami, ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma më 3 gusht do t’i formojë institucionet e reja.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bajrami ka theksuar se në Qeverinë Haradinaj do të ketë individë të cilët tashmë janë të dëshmuar në projekte madhore që kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Ajo ka theksuar se të gjithë ata që ishin skeptikë për PAN-in, përgjigjen do ta marrin më 3 gusht. Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për pamundësinë për t’u bërë deputete e legjislaturës së gjashtë.

EkoHigjiena

Ajo ka thënë se për këtë kanë ndikuar shumë faktorë. Bajrami nuk e ka përjashtuar mundësinë të jetë pjesë e Qeverisë së re.

BURIMI: Epoka e Re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.