DYLON

Bajrami: Shteti duhet të mbrojë luftën çlirimtare

Avatar photo Redaksia

Qeveria duhet të sjellë në Kuvend një projektligj i cili ofron ndihmën juridike për personat të cilët do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale. Deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, ka thënë se Qeveria duhet t’iu ofrojë ndihmë shtetërore të gjithë atyre individëve të cilët do të përballen me këtë gjykatë – shkruan Epoka e re.

Ai ka thënë se shteti e ka obligim të ofrojë ndihmë në mënyrë që të argumentohet se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.

EkoHigjiena

“Qeveria duhet të sjellë në Kuvend një projektligj i cili ofron ndihmën juridike për personat të cilët do të jenë të akuzuar pranë kësaj gjykate. Edhe shtetet e tjera në rajon kanë krijuar fonde shtetërore publike për t’u dhënë ndihmë këtyre personave. Pra, për t’u ofruar mbrojtje me të cilën argumentohet pafajësia e tyre, sepse nuk është çështje krejt individuale, por çështje e kredibilitetit shtetëror dhe kredibilitetit të drejtë të luftës së UÇK-së”, ka thënë Bajrami.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.