Bajrami: Nuk ma dhanë fjalën!
(2L ONLINE) – Muharrem Bajrami, kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve, kishte ardhur sot me qejf në sallën ku mbahet seanca e radhës e Kuvendit Komunal të Gjilanit, me shpresën se atij do t’i jepet mundësia për ti adresua hallet që i ka kjo kategori para të zgjedhurve gjilanas. Por, atij, nga kryesuesja nuk iu dha kjo mundësi, por iu tregua procedura se si dikush që nuk është asambelistë mund të dali tek mikrofoni. E kur jemi te kërkesa që duhet bërë, për t’i përfillur procedurat, Bajrami tha se një kërkesë të tillë të tij e kanë krejt subjektet politike e edhe kryesuesja, gati që dy muaj.
Bajrami tha se ndihet i zhgënjyer që iu bë bajat dhe nuk iu dha fjala sepse ai përfaqëson një kategori të ndjeshme të shoqërisë siç është ajo e pensionistëve. Megjithatë tha se do të kapet për fjalën e kryetarit të komunës Lutfi Haziri, i cili megjithatë kur doli në foltore, ndër tjerash tha se Bajrami do të mundte ta merrte fjalën tek pika, të ndryshme, kur të vije koha.
Andaj edhe Bajrami tha se do të vazhdojë të qëndrojë në seancë, ta pret këtë pikë të rendit të ditës dhe të shoh mundësinë që kryesuesja e Kuvendit t’ia jep fjalën dhe të paraqet brengën e tij që ka të bëjë krejtësisht me hallet që i kanë pensionistët.
“Ishalla kryesuesja nuk ma bë edhe njëherë bajat’ tha Bajrami, sipas të cilët këshilltarët do të duhet të informohen për problemet që i ka kategoria e pensionistëve në Gjilan /2L ONLINE/
