DYLON

Bajrami, ministrit Zharku: Edhe Anamorava është në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovë, Valdete Dushica-Bajrami, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Lutfi Zharkun, sa i përket asfaltimit të rrugëve.

“Zgjerimi i rrugëve në disa qytete si në Suharekë por edhe magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë është paralajmëruar nga ministri Zharku. Më vjen mirë që qytetarët e këtyre komunave do ta kenë më të lehtë lëvizjen pas zgjerimit të rrugëve. Por, si qytetare e Gjilanit, kam një pyetje për këtë ministër, a dini që Kosova e ka edhe një rajon i cili ka nevojë urgjente për intervenime në infrastrukturën rrugore, e ai është Anamorava. Kur e keni mend që të intervenoni edhe në këtë pjesë sepse edhe ajo është Kosovë? Apo të presim fushatën parazgjedhore që të intervenoni edhe në këtë rajon, se jemi mësuar të dëgjojmë premtime nga ky koalicion i mashtrimeve, por asnjëherë realizime!”, ka shkruar në profilin saj në “Facebook” Valdete Dushica-Bajrami.

EkoHigjiena