DYLON

Bajrami me diell

Avatar photo Redaksia

Nga sot deri të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës ndërmjet 29 dhe 33gradë Celsius.

Këto masa të nxehta të ajrit kanë origjinë nga veriu i Kontinentit dhe do të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

EkoHigjiena

Temperaturat e “larta“që po mbajnë këto ditë u përgjigjen gjatësive dhe gjerësive gjeografike të vendit tonë, do të thotë se janë shumë normale kur kemi parasysh muajin dhe stinën që jemi, thuhet në njoftimin e UHMK-së.

Shqipëria do të dominohet nga një mot me diell dhe me vlerat e maksimaleve në rritje. Temperaturat minimale përgjatë vijës bregdetare do të lëvizin nga 22gradë në Velipojë deri në 25 gradë në Sarandë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 37gradë në jug deri 38gradë Celsius në veri të vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.