DYLON

Bajrami: Jemi efikas

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Viti i kaluar ishte vit në të cilin janë dhënë shërbimet e shpejta, kualitative dhe konform kërkesave të qytetarëve, në Qendrën për Shërbime me Qytetarë (QSHQ), dhe edhe në   këtë fillim vit puna ka nisur dhe po vazhdon mbarë, kanë thënë drejtuesit  e kësaj qendre.

Kujtim Bajrami, shef i QSHQ-së, ka thënë se kjo Qendër gjatë vitit 2013 ka pasur një avancim dhe ngritje të shërbimeve, ku qytetarët kanë marrë përgjigje brenda afatit kohor siç e parasheh ligji, përveç ato kërkesa të cilat kanë qenë më specifike, ku edhe janë informuar palët për lëndën e tyre që është në procesin e përpilimit të përgjigjes.

EkoHigjiena

“Vetëm duke u bazuar në numrin e kërkesave shihet se fluksi i qytetarëve të cilët i drejtohen qendrës është shumë i madh, ku në vitin 2013 QSHQ ka pranuar gjithsej 23368 kërkesa, ndërsa janë miratuar-kthyer përgjigjeje gjithsej 20133, ndërsa janë refuzuar 1568 kërkesa, por po ashtu një pjesë e këtyre kërkesave është bartur në vitin 2014”, ka thënë Bajrami.

Ai shto  se edhe në fillim të vitit 2014 ka filluar gjithçka mirë ku shërbimet ndaj qytetarëve janë në nivelin e duhur dhe në muajin janar nga ana e qytetarëve janë parashtruar gjithsej 2661 kërkesa, ndërsa përgjigjeje gjatë muajit janar kanë marrë gjithsej 1638, ku ky ka qenë një fluks i madh nga ana e qytetarëve që i janë drejtuar komunës me kërkesa të ndryshme, po ashtu për opinionin duhet sqaruar se një pjesë e mbetur e këtyre kërkesave pa përgjigje kanë ende kohë në bazë të ligjit për ta kthyer përgjigjen.

“Vlen të ceket se nga janari i këtij viti komuna ka filluar së aplikuari protokollin unik-elektronik në të gjitha drejtorit dhe njësit e saja, që do të jetë edhe një lehtësi shtesë për të gjithë sektorët e Komunës, thotë Bajrami, për të rikujtuar se  në vitin 2013 e kanë pasur një arritje të mirë të perfomancës në matjen e indikatorit prej 97.55% të lëndëve të miratuara,

“Presim që këtë vit presim ta kemi edhe më të lartë përqindjen pasi që ka pasur kërkesa të shtuara në krahasim me janarin e vitit të kaluar ku gjithsej kërkesa të pranuar nga ana e QSHQ ishin 1656”, thotë Bajrami.

“Qendra për Shërbim të Qytetarëve është e hapur për të gjithë qytetarët e interesuar për kërkesa ndaj institucionit të Komunës. Zyrtarët tanë përherë i informojnë, udhëzojnë dhe mbështesin gjatë interesimit të palës për t’iu drejtuar një drejtorie apo sektori për një çështje të caktuar”, shprehet Kujtim Bajrami, shefi Qendrës prë shërbime me qytetarë /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.