DYLON

Bajrami: Do të luftoj kundër çdo mafie kriminale

Avatar photo Redaksia

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykemete Bajrami, ka shprehur gatishmërinë që ta vazhdojë luftën kundër evazionit fiskal.

Bajrami ka shkruar në Facebook se do të bëj ligje dhe do ta luftojë çdo të keqe dhe çdo kënd që është në kundërshtim me ligjin.
Ky është postimi i saj i plotë:

EkoHigjiena

“Interesante shkrimi ne Kosova Sot, aq me tepër kur oligarkët luftojnë ne mes vete dhe pendorin emrin tim si instrument. Ju garantoj se Hykmete Bajrami ka guxim me shume se nga ç’mund te imagjinoni ju, te luftoj krimin e korrupsioni brenda kompetencave dhe mandatit, te bej ligje, e rregulla kundër çdo mafie kriminale dhe asaj te naftës.

Para 2 muajve 43% e pikave te karburanteve kane qene pa license, kemi mbylle dhjetëra pika, vazhdojmë te mbyllim te tjera brenda një kohe te shkurtër nuk do te ketë asnjë pike te pa licencuar ne tere territorin e vendit.
Po është e vërtet Kryeministri, Isa Mustafa dhe LDK-ja me ka vene ne krye te MTI-se por për te qene ne shërbim te popullit, zhvillimi ekonomik dhe askujt tjetër.

E pandershme nëse prisni që unë te bej për katër muaj atë qe tetë ministra nuk e kane bere për 15 vitet e shkuara, prisni edhe pak dhe e shihni se ne shërbim të kujt jam… po punohet shume ne MTI qe tregu i naftës te rregullohet dhe jo vetëm ky sektor,
Ju faleminderit,
ka vetëm një arsye, guximi im”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.