DYLON

Bajramaj shënon vet, por përgati edhe shtatë gola për të tjerat

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja gjermane e futbollit të femrave ka mundur “pa u lodhur” me rezultatin shumë të thellë 13:0 (7:0) përfaqësuesen sllovene. Me këtë fitore, kampionet evropiane janë në vendin e parë në grupin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror. Në dy ndeshet e deritashme gjermanet kanë grumbulluar 6 pika, kanë shënuar 22 gola dhe nuk kanë marrë asnjë!  

Vetëm rreth 500 shikues e kanë parë ndeshjen në Kopër të Sllovenisë, në të cilën u shënuan plot 13 gola. Dy nga lojtaret gjermane, Sasic dhe Mittag kanë shënuar nga tre gola. Ndërsa lojtarja më e mirë e Gjermanisë, Fatmire Bajramaj, e cila deri pak ditë më parë ndodhej në shërim pas lëndimit të pësuar vitin e kaluar,  ka shënuar  kësaj here vetëm një gol, në minutën 62, shkruan albinfo.ch.

EkoHigjiena

Të kujtojmë se edhe javën e kaluar gjermanet kanë shënuar një fitore të ngjashme, gjegjësisht 9:0 kundër Rusisë. Një meritë të madhe në fitore pati edhe Fatmire Bajramaj, e cila me kthimin e saj në njëmbëdhjetëshin e parë pas 13 muajsh pauzë, ofroi një performancë mjaft bindëse. Përveç golit që shënoi vetë, Bajramaj ka përgatitur edhe shtatë nga golat e shënuar gjatë ndeshjes.

Fatmire Bajramaj, siç shkruajnë mediet gjermane është në prag të martesës me futbollistin shqiptar të bundesligës së dtë, Enis Alushin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.