DYLON

Bajram Rexhepi paralajmëron imamët e Kosovës

Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi duke folur për arrestime nga Policia e Kosovës ka thënë se ky nuk është aksion i rastit por janë bërë hetime disa muajshe. Rexhepi në një intervistë për RTV21, theksoi se kjo tregon gatishmërinë se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara se vendi jonë nuk do të jetë asnjëherë teren i përshtatshëm për ekstremizmit dhe radikalizëm fetarë.

Ai tha se presin edhe nga Bashkësia Islame në një mënyrë që janë të lidhura me kultivimin e fesë dhe që bëhen jashtë kontestit të fesë të marrin masa të duhura dhe të bashkëpunojnë.

EkoHigjiena

40 të arrestuarit po merren në pyetje, aksioni po vazhdon.

Policia e Kosovës është duke i marr në pyetje 40 të arrestuarit, të cilët dyshohen se kanë marr pjesë në luftimet në Siri dhe Irak.

Ata tanimë janë në stacionin policor, ndërkohë, aksioni për arrestimin e pjesëtarëve të ISIS’it po vazhdon edhe aktualisht.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.