DYLON

Bajram Kosumi zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” në mbledhjen e mbajtur sot në ambientet e Universitetit, ka zgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumin, rektor të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në garë për këtë vend kishin konkurruar edhe Skender Muji, Jonuz Dërvodelli dhe u.d.rektori i deritashëm, Naim Syla.

EkoHigjiena

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i emëruar nga Këshilli Drejtues. Rektori është zgjedhur duke marrur shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.