DYLON

Bajram Kosumi zgjedhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka”

Bajram Kosumi zgjedhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka”
Avatar photo Redaksia

Prof.Asoc.Dr. Bajram Kosumi, është rizgjedhur rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Këshilli Drejtues, prej shtatë anëtarësh, ka votuar në mënyrë unanime për Rektorin Kosumi.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Kryesues Dr. sc. Emrush Thaçi, vlerësoi se procesi për zgjedhjen e rektorit të UKZ-së ka shkuar mirë dhe pa asnjë problem. “I gjithë procesi ka rrjedhur mirë dhe konform rregulloreve pa asnjë problem”, tha ai.

Ndërsa, rektori i porsazgjedhur, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, falënderoi anëtarët e KD-së për besimin e dhënë për ta udhëhequr Universitetin “Kadri Zeka” në mandatin e ardhshëm. “Besimi që më kanë dhënë është një përgjegjësi shtesë që të gjithë së bashku të punojmë për zhvillimin e Universitetit tonë”, ka thënë Rektori Kosumi.

EkoHigjiena

Ndryshe me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, mandej janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit të cilët do të marrin mandatin me 1 tetor 2019.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.