Bajram Isufi: Tregu i kafshëve, kushte të reja, trajtim human dhe kujdes për mjedisin!
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, në Gjilan, Bajram Isufi, ka thënë se Tregu i Kafshëve është transformuar plotësisht, duke ofruar sot kushte shumë më të mira për kafshët, fermerët, tregtarët dhe të gjithë vizitorët.
Ai theksoi se dikur, tregtimi i kafshëve zhvillohej në hapësira jo të përshtatshme, të cilat nuk ofronin kushtet e nevojshme as për kafshët dhe blegtorët, e as për vizitorët dhe blerësit potencialë, por se sot, ky realitet ka ndryshuar.
“Me krenari ju ftojmë të vizitoni Tregun e Kafshëve, ku mund të shisni dhe të blini bagëti në një ambient më të përshtatshëm, me kushte më cilësore dhe me kujdes të veçantë ndaj mirëqenies dhe trajtimit human të kafshëve. Ne besojmë se zhvillimi i tregtisë duhet të shkojë krah për krah me respektin për kafshët dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka thënë Bajram Isufi. /2LONLINE/
