DYLON

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, hapësirë e barabartë për të gjithë

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, hapësirë e barabartë për të gjithë
Avatar photo Redaksia

“Krahas pjerrinave të krijuara në hyrje dhe dalje të hapësirave të Tregut, këto ditë kemi krijuar edhe vende të veçanta parkimi dhe qasje më të lehtë për personat me nevoja të veçanta, duke mundësuar kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë blerësit, pa dallim”, është shprehur Bajram Isufi. Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, Gjilan.

Sipas Isufit, për të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta, parkingu i NPL Tregu do të jetë në shfrytëzim pa pagesë, me paraqitjen e dëshmisë përkatëse për personat me nevoja të veçanta.

EkoHigjiena

“Kjo është një tjetër hap drejt krijimit të një hapësire më të qasshme, më funksionale dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët. Ju falënderojmë për vizitat në hapësirat e Tregut dhe ju mirëpresim me dashamirësi”, ka thënë Bajram Isufi. Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Tregu”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.