DYLON

Bajram Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

Bajram Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit
Avatar photo Redaksia

“Edhe sivjet Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Gjilanit do të vazhdojë angazhimin e saj për të siguruar realizimin e projekteve në të mirën e bujqve”, ka thënë Bajram Isufi, drejtor i kësaj Drejtorie, për të shtuar se njëri ndër prioritetet e veçanta do të jetë mbështetja e sektorëve më të rëndësishme të bujqësisë.

Më tej ai theksoi se do të përfshihet përmirësimi i kapaciteteve teknologjike dhe ofrimi i asistencës për fermerët, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor dhe krijimin e mundësive më të mira për zhvillimin e tij.

EkoHigjiena

“Drejtoria për Bujqësi, do të mbështet zhvillimin e sektorit bujqësor, përmirësimin e kushteve të punës dhe jetesës së fermerëve, si dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori”, tha Isufi.

Drejtori për Bujqësi shtoi tutje se presin që të realizojnë një numër projektesh për mbështetjen e fermerëve dhe të sektorit të bujqësisë, me fokus në rritjen e kapaciteteve profesionale të fermerëve, zhvillimin e infrastrukturës bujqësore, subvencionimin e sektorëve me interes për bujqësinë, mekanizimin bujqësor, si dhe ofrimin e asistencës për fermerët e interesuar për aplikim në subvencione dhe grante të ndara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Të gjitha këto aktivitete kanë qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së fermerëve dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Gjilanit”, ka thënë drejtori Isufi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.