DYLON

Bajram Islami shqetësohet se qytetarët e rrugës “Islam Islami”, mund të rrezikohen nga telat e rrymës

Bajram Islami shqetësohet se qytetarët e rrugës “Islam Islami”, mund të rrezikohen nga telat e rrymës
Avatar photo Redaksia

Bajram islami nga fshati Livoç i Ultë ngreh shqetësime për rrezikun që mund t’i kanoset qytetarëve të rrugës “Islam Islami”, në këtë fshat, ku sipas tij ka shtylla të rrymës që janë dëmtuar, por mbi të gjitha edhe nga telat e rrymës që janë kacavjerrë në një pjesë, se ka tel aq poshtë tokës sa që mund të preket edhe me dorë.

Ai tha se shtylla dhe telat kanë qenë për toke krejtësisht, është punuar për rregullim, por aty shtyllë më nuk është vendosur, por janë lidhur telat mes vete me pajisje tjera dhe ka tel tashti që është kacavjerrë.

EkoHigjiena

Bajram Islami tha se frikësohej që mund të ndodhë ndonjë gjë e keqe për kalimtarë që frekuentojnë këtë pjesë, andaj e kishte lajmëruar rastin edhe te KEDS, por edhe në polici, por se sipas tij, kanë kaluar javë dhe gjendja është e njëjta.

Ai vetëm se kërkon që kompetentët të ndërmarrin masa që të evitohet ky rrezik potencial që mos ta pësojë askush, të vijnë të vendosin shtylla të reja ku duhet, t’i lidhin telat ashtu siç duhet dhe në lartësinë e duhur, se dëshiron edhe të heq përgjegjësin e moslajmërimit pasi kjo problematikë ndodhet te prona e tij. /2LONLINE/