DYLON

Bajram Hasani: Qytetarët janë përcaktuar për fitoren e koalicionit AAK-PSD

Bajram Hasani: Qytetarët janë përcaktuar për fitoren e koalicionit AAK-PSD
Avatar photo Redaksia

Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD pak ditë para zgjedhjeve u është drejtuar qytetarëve me një mesazh.

Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve, e në veçanti atyre të rajonit të Gjilanit që të votojnë për njerëz të ndershëm të cilët e kanë dëshmuar se punojnë për të mirën e qytetarit.

***

EkoHigjiena

Fushatës po i vie fundi. Pothuajse secili tashmë jemi përcaktuar për kënd do të votojmë të dielën, më 6 tetor. Qytetarët e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë e krejt Kosovës janë përcaktuar për fitoren e koalicionit AAK-PSD.

Për mua si ish ministër i Qeverisës së Kosovës, do të jetë nder të ju përfaqësoj në Kuvendin e Kosovës.
Vota juaj për njerezit tuaj, për njerëzit e mirë të kësaj ane, profesionistët, ata që ua kanë dëshmuar me punë e ndershmëri, është votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj, votë për shtetin e sigurt, shtetin zhvilluar ekonomikisht.

E diela, po vjen. Para se të niseni për të votuar kujtohuni se në listë ka njerëz që për të mbrojtur taksat tuaja, djersën tuaj kanë hequr dorë nga privilegjet e posteve ministrore dhe nuk janë lëkundur para asnjë presioni, kërcënimi e shantazhi.

Për fëmijët e mi, për fëmijët tuaj, për familjet tona të shenjta, votoni drejt.

Koalicioni për 100 % shtet, ju garanton mirëqenie, siguri, barazi për të gjithë.

119 AAK-PSD
1 Ramush Haradinaj
31 Bajram Hasani

e sponsorizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.