DYLON

Bajram Hasani, afarist i suksesshëm, punëtor e i guximshëm, pozitivë e zë i fuqishëm i qytetarit

Bajram Hasani, afarist i suksesshëm, punëtor e i guximshëm, pozitivë e zë i fuqishëm i qytetarit
Avatar photo Redaksia

NISMA për Kosovën i ka besuar me të drejtë Bajram Hasanit që në zgjedhjet e 11 qershorit të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Hasani garon me numrin 22, dhe sfondi i tij i deritanishëm, si një familjar i shkëlqyeshëm,  biznesmen i suksesshëm dhe një politikani me elan pozitivë, që prioritet i prioriteteve për të është, interesi dhe vetëm interesi qytetarë,  përbënë diferencën karshi të tjerëve dhe është garancë se qytetari do t’i besojë për të qenë deputet në Parlamentin e Kosovës.

Mjaftë i njohur në skenën politike, duke qenë aktualisht edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit,  ku shquhet  në të qenit në shërbim të qytetarit dhe komunës dhe po ashtu edhe si pjesë e subjektit NISMA për Kosovën, është shquar për angazhimin e tij, duke qenë një nga zërat më aktiv në NISMA. U dallua si një prej zërave më kundërshtues të demarkacionit e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe në çështje tjera ku është cenuar interesi qytetar e i vendit.

EkoHigjiena

Bajram Hasani,  është magjistër i ekonomisë dhe me përvojën e tij dëshiron t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik të vendit.  Hasani ka punuar suksesshëm zyrtar i lartë në NLB Bank. Për t’iu përkushtuar më pas biznesit privat, duke ngritur Kompaninë “Bungu”, që me punën cilësore, qasjen e sinqeritetin ndaj klientelës,  shpejtë  u bë emër besimi në këtë fushë, si në rajonin e Anamoravës, Kosovës, por edhe më gjerë.

Bajram Hasani është një  kandidat i duhur, i gatshëm për t’i shërbyer qytetarit, e kaluara dhe e tanishmja e tij ka dëshmuar  se ia në çdo fushë vepron me dinjitet. Si një personalitet i kompletuar dhe i përgatitur mirë., i moralshëm dhe i pastër edhe në politikë, asnjëherë i përfolur për ndonjë aferë gjatë karrierës së tij.  po garon për të qenë pjesë e parlamentit, për të dhënë gjithçka nga vetja e tij  për Kosovën dhe qytetarët e saj, pa dallim.

Bajram Hasani jeton në Gjilan, është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Ftohen qytetarët ta mbështesin atë.

Voto koalicionin fitues 12

Voto Bajram Hasanin 22

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.