Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të mos lejojnë që shkëmbimi i territoreve të jetë pjesë e dialogut me Serbinë.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se as çështja e kufijve administrativë nuk duhet të jetë pjesë e agjendës së dialogut dhe se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në kuadër të kompetencave të Kushtetutës së Kosovës.
Bahtiri i ka bërë thirrje spektrit politik t’i anashkalojnë partitë dhe të arrijnë pajtim në mënyrë që Kosova të përfaqësohet me njerëz të devotshëm dhe të aftë në bisedimet me Serbinë…
BURIMI: Epoka e re