DYLON

Bahtiri: Së shpejti hiqet barrikada

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur optimizëm se shumë shpejt do të hiqet e ashtuquajturi “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër.

Ai ka thënë se me kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakiqin përpos heqjes së barrikadës janë duke diskutuar edhe për kthimin e shqiptarëve në veri.

EkoHigjiena

Bahtiri në një intervistë për Epokën e Re ka vlerësuar se heqja e barrikadës do të ketë ndikim pozitiv në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ndërsa duke folu për premtimet elektorale, Bahtiri ka thënë se në Mitrovicë ka arritur t’i ndalë korrupsionin, haraçin dhe kontrabandën. Ai ka bërë me dije se fabrika e parë e kërpudhave do të lëshohet për prodhim brenda dy muajve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.