DYLON

Bahtiri dhe Rakiq konferencë të jashtëzakonshme

Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, FSK-ja dhe ekipet tjera të cilat janë organizuar për gjetjen e djaloshit 17 vjeçar, Sead Alushi, janë thirrur në një konferencë për media në Mitrovicë.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë për Indeksonline se në këtë konferencë përveç atyre organizmave, do të marrin pjesë edhe kryetarë e zyrtarë të veriut e jugut.

EkoHigjiena

“Sot do të mbahet një konferencë për çështjen e zhdukjes së djaloshit në lumin Ibër. Do të marrin pjesë zyrtarë nga veriu e jugu, Policia e Kosovës, KFOR-i e FSK-ja”, ka thënë Bahtiri për Indeksonline.

Nga Policia e Kosovës, mësohet se për këtë rast janë ndaluar dy persona të nacionalitetit serb, si dëshmitarë të rastit./Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.