/2L ONLINE/ – Ndaj deklaratave të Arben Mehmetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të shprehura në shkrimin e tij botuar në Portalin 2L ONLINE, me titull, “Porosia për deputetët e Gjilanit”, ka reaguar Besa Baftiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje të cilat nuk i kanë pëlqyer “selamet “ e Mehmetit për deputetët e Parlamentit të Kosovës, që janë nga Gjilani.
Baftiu ka thënë se nëse Mehmeti e ka pas fjalën për deputetët e subjektit të tij (LDK), dhe subjektit me të cilin bashkëqeverisin (PDK), atëherë këto që i ka cekur në shkrimin e tij qëndrojnë. “Ndërsa, sa i përket neve deputetëve të opozitës, në jemi duke përfaqësuar elektoratin tonë, besa edhe tuajin sepse shumë mirë e dini se edhe nëndegë të subjektit tuaj nga komuna jonë nuk janë duke u pajtuar me qëndrimet e deputetëve të cilët ata i kanë votuar (prej të cilëve po kërkojnë përgjegjësi kjo është bërë publike edhe në media)”, thotë Baftiu, si përgjigje ndaj deklaratave të Mehmetit.
Besa Baftiu e Vetëvendosjes thotë se e dinë shumë mirë rolin e tyre si deputetë që e cakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku neni 74 I kësaj Kushtetute i obligon që të ushtrojnë funksion e tyre për interesin më të mirë të Republikës së Kosovës , po ashtu kanë dhënë betimin e deputetit të cilit janë duke iu përmbajtur edhe atëherë kur deputetët si deputet po persekutohen, po arrestohen në mënyrë më barbarë nga ky pushtet autoritar.
“Ne jemi të vendosur që të përfaqësojmë votuesit tanë më të cilët vazhdimisht jemi në kontakte, jemi te sinqertë, besnikë , parimorë ndaj tyre .Po ua paraqes njërën nga kërkesat e shumta të votuesve nga Gjilanit se për çka ata na ka besuar votën: “Unë ty s’ta kam dhënë votën as me shti në punë as për ndonjë tenderë por ta kam dhënë votën mos lejua me luajt kushdo me shtetin tonë #Me Kufijtë tanë dhe me pru modelin e Bosnjës në Kosovë. Lypi përgjegjësi nga ju.”
Ajo thotë tutje se janë të vetëdijshëm si deputetë se problemet, hallet dhe nevojat e qytetarëve janë të shumta, të cilat deputetët si përfaqësues të tyre do të duhej të angazhoheshin në përmirësimin e tyre të cilën gjë e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë. “Por, po ashtu ne jemi të vetëdijshëm se pse këtë nuk po e bëjmë në Kuvend sepse ne mendojmë se nuk duhet të ketë normalitet në Kuvendin e Kosovës derisa po rrezikohet Sovraniteti i shtetit”, thotë tutje Baftiu.
Ndërsa, sipas saj, janë deputetët e pozitës të cilët në vend që të kundërshtojnë vendimet e dëmshme të qeverisë të cilat po duan të instalojnë “Zajednicën” dhe të falin tokë Malit të Zi , po vazhdojnë me normalitet kinse nuk po ndodh asgjë.
“Neve na është dashur që për katër muaj të pengojmë punën në Kuvend ndoshta edhe me metoda jo te mira për t’u parë e arsyeshme që të ndalet dhe të informohet popullatën se çka është duke ndodhur. Fatmirësisht të gjithë po e dinë se kjo qeveri është shkelëse e Kushtetutës dhe sa më parë duhet të shkojë në shpi e këtë ja thanë qytetarët e Republikës së Kosovës më 9 janar me pjesëmarrje gjithë popullore”, ka thënë Besa Baftiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. /2L ONLINE/