/2L ONLINE/ – Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani javën e kaluar në një takim pune me Drejtorin e Drejtoratit të Shëndetësisë si dhe Drejtorin e QKMF në Gjilan ka thëne se ka përmirësime sa i përket sistemit shëndetësor në tri nivelet. Lidhur me këtë çështje, deputetja e Vetëvendsjes-s Besa Baftiu tha se nuk ka asnjë bazë në këtë deklaratë të Ministrit, ngase sektorin e shëndetësisë po e përcjellin skandale të shumta.
“Një i tillë ndodhi edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ku drejtorit të këtij spitali iu ka caktuar arresti shtëpiak për një muaj për faktin sa në kundërshtim me ligjin në impiantin për shkatërrimin e mbeturinave spitalore janë asgjësuar produkte medicinale. Sasia është afër 4 tonë material shpenzues dhe barna me afat të skaduar, e në anën tjetër qytetaret vazhdojnë të blejnë barna të cilat nuk i gjejnë në spital”, theksoi Baftiu.
Ajo tha se ky veprim i shkatërrimit të këtyre barnave përveç që po ju kushton pacientëve financiarisht po ashtu po iu kushton shumë edhe në shëndet sepse kemi të bëjmë me barna me afat të skaduar. Gjendja nuk është më e mirë as edhe në QKMF ku edhe vete ministri sa ka qenë mjek i Emergjencës ka qene shume kritik sa i përket shërbimeve në sektorin primar.
“Pushteti aktual ka premtuar se në fshatra do të ketë mjekë të rregullt, e kjo nuk po ndodh edhe përkundër se kemi një numër të madh të mjekëve që presin punë. E ajo qe është duke u punuar në QKMF është rehatimi i militanteve partiakë në pozita udhëheqëse pa konkurs dhe kritere e në anën tjetër largohen shefat e sektorëve që kane pasur performance pozitive”, tha drejtuesja e Nënkomitetit për Shëndetësi në Qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Myrvete Kurteshi.
Sipas saj, sa i përket nivelit terciar apo QKUK-së, jo vetëm që nuk po angazhohet Ministri në përmirësimin e kushteve të punës, por po e shkatërron tutje atë duke licencuar Spitalin Amerikan privat brenda oborrit të QKUK-së, edhe përkundër kundërshtimeve që janë bërë nga bordi i drejtoreve të QKUK-së, Sindikata e punëtoreve shëndetësor, qytetarët, si dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 2007. /2L ONLINE/