/2L ONLINE/ – Ditë më parë Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Degës së PDK-së në Gjilan, ka adresuar kritika në adresë të Ministrit të Shëndetësisë që vije nga LDK-ja, por në të njëjtin reagim ka kritikuar edhe deputeten e Vetëvendosjes, Besa Baftiu, e cila iu është përgjigjur me kundër reagim.
Paraprakisht po e ofrojmë lidhjen e shkrimit të mëhershëm , reagimit të PDK-së dhe më poshtë po e japim të plotë edhe reagimin e deputetes Besa Baftiu, dërguar në redaksinë tonë.
Lexo shkrimin: PDK: Ministri i LDK-së dhe deputetja e VV janë shumë larg realitetit
Ja reagimi i plotë i Deputetes së Parlamentit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Besa Baftiu.
Reagim ndaj shkrimit të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Dega e PDK-së në Gjilan
Të nderuar anëtarë të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, nëse juve si profesionistë të kësaj lëmie ju duket normale asgjësimi i mbi 4 tonë të materialit hargjues dhe barnave, atëherë ju jeni ata që e keni të vështirë të dilni nga petku partiak dhe të gjykoni drejtë situatën, të jepni një vlerësim korrekt për gjendjen, së paku kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve tanë pa marrë parasysh nga kush dëmtohet.
Sa i përket shqetësimit tuaj se a jam unë e informuar për gjendjen në repartin tim, unë si mjeke e këtij spitali kam reaguar shumë më herët se mungojnë sondat nazogastrike dhe tubusa endotraheal (qe janë mjete të domosdoshme në reanimimin e foshnjave të porsalindura) dikujt i është dukur se po e bëjë për marketing, mirëpo tani po shihet qartë se edhe përkundër asaj se ka pasur sonda, pacientët janë detyruar që t’i blejnë ato, bile ndonjëherë edhe pasmesnate.
Si mos të e quajmë skandal këtë që ndodhi në Spitalin tonë kur vetëm për një ditë janë asgjësuar 65kg Tubusa Endotraheal, e këtë po jua dëshmoi edhe me këtë fotodokument, që është i marrë nga libri i protokolit në Impiantin për asgjësim.
Prandaj të nderuar, kjo nuk kërkon ndonjë ekspertizë sepse tubusa ka pasur në Spital, e pse nuk janë dhënë në shfrytëzim këtë e dinë më së miri personat kompetentë e që përgjegjësia bie mbi menaxhmentin.
Ju me keni kritikuar mua për punën qe po e bëjë në spital të cilën ma lejon ligji dhe e respektojë ashtu siç e kam kontratën. Por ju të nderuar fillimisht është dashur të jeni kritik ndaj anëtarëve të partisë suaj që e di se e dini që ka ministra që kanë ka 4-5 vende pune e që është në kundërshtim me ligjin.
E sa i përket qeverisjes në Prishtinë edhe pse jam e bindur se shumë mirë e dini është një model që duhet qeverisur në tërë Kosovën.
Ne jemi mësuar të na quani komunista, islamista, ektremista, nacionalista e këto etiketime zakonisht shtohen kur planifikohen nga qeveritarët tuaj të bëhen pazare me Serbinë për copëtimin e Kosovës, por ne jemi të vendosur t’i ndalim këto me çdo kusht”. /2L ONLINE/