/2L ONLINE/ – Besa Baftiu deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit pacientët përveç që kanë mungesë të barnave ata po ballafaqohen edhe me mungesë te sigurisë, e po ashtu edhe personeli mjekësor janë të pasigurt në punë. Sipas saj, kjo po ndodh sepse punëtorët e sigurimit të cilët kujdesen për siguri si dhe për mbajtje të rregullit sa i përket hyrjeve dhe daljeve të vizitorëve ne spital prej 03.05.2016 deri para dy dite kanë qenë në grevë.
Ajo tha se punëtorëve të sigurimit po u shkelen të drejtat e garantuara me ligjin e punës. Sa për informacion punëtorët e sigurimit të Spitalit përgjithshëm të Gjilanit prej vitit 2006 nuk janë punëtor të spitalit, menaxhmenti i këtij spitali ka kontraktua një kompani private me të cilën punëtorët e sigurimit nuk ishin të pajtimit dhe e kanë kundërshtuar këtë. Meqenëse menaxhmenti, për këtë çështje, me këta punëtorë ka bërë një marrëveshje me mundësinë e kalimit në punëtorë të spitalit kur këtij I mundësohet të rrisë numrin. Mirëpo, siç thotë Baftiu kjo nuk ka ndodhë sepse menaxhmenti punësoj të afërmit e tij ndërsa punëtoret të cilët pas luftës punuan për një kohe edhe pa të holla dhe janë aty qe 17 vite nuk u morën.
“Ata vazhduan të punojnë edhe pse marrin një pagë minimale prej 170 euro, atyre ju shkelet çdo e drejtë e garantuar me ligjin e punës sepse nuk ju paguhet trusti pensional qe 6 vite,nuk ju paguhet puna e natës e vikendeve si dhe shumë herë nuk I marrin pagat me rregull. Prandaj 17 punëtorët së sigurisë kanë qëndruar ne greve për 13 dite,e në anën tjetër puna dhe siguria në të gjitha departamentet e spitalit është vështirësuar e posaçërisht në departamentin për nëna dhe fëmijë”, ka thënë Baftiu.
Sipas saj, dihet se aty është reparti i gjinekologjisë dhe i neonatologjise e që të dyja janë reparte të ndjeshme sepse aty kryhen lindjet , mbajtja e shtatzënisë si dhe kujdesi për foshnje, po ashtu këto dy reparte gjenden përballë spitalit të psikiatrisë në një distancë 30 metra, prandaj gratë dhe nenat për të cilat do të duhej te sigurohej një ambient i qetë dhe i siguritë e kanë ndier veten të rrezikuar.
“Hyrje daljet në këtë repart në çdo kohe kane vështirësuar edhe punën personelit mjekësor. Edhe pse Drejtoria e Spitalit, Ministria e Shëndetësisë kanë qenë të informuar për këtë gjendje ata nuk ndërmorën asgjë në këtë drejtim. Para dy dite me ndërmjetësimin e sindikatës private është arrit që greva të pezullohet deri me 10 qershor me kusht që kompania e sigurimit të zbatojë ligjin e punës ,e për këtë punëtoret janë skeptik duke pasur parasysh përvojat shumë Të këqija me këtë kompani”, shton tutje Besa Baftiu, e Vetëvendosjes.
Ajo tha se Komiteti për shëndetësi, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan apelon te menaxhmenti I këtij spitali që të krijoj kushte për punë si dhe ambient të sigurt për pacientë duke bërë trysni te kompania private që te respektojë kontratën të zbatojë ligjin e punës kontratën kolektive për ndryshe te ia ndërprenë kontratën dhe këta punëtorë të kalojnë në sektorin publik.
“Një gjë e tillë është e mundur sepse vetëm nga hyrjet e veturave të palëve në oborrin e spitalit ky i fundit përfiton diku 43 000 euro në vit që i bie që një punëtor i sigurimit të marrë nga 210 euro pagë në muaj”, ka thënë Baftiu. /2L ONLINE/