/2L ONLINE/ – Besa Baftiu pas zgjedhjes së saj kryetare e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, në një prononcim të shkurt për Portalin 2L ONLINE, ka vlerësuar lartë besimin e marrë nga anëtarësia e kësaj Lëvizjeje dhe ka thënë se do të punojë fuqishëm që fryma e Lëvizjes Vetëvendosje të jetë e pranishme te çdo qytetarë sepse kjo Lëvizje, kjo frymë, sipas saj, është e vetmja alternativë që siguron barabarësi për të gjithë qytetarët, u siguron atyre zhvillim dhe perspektivë.
“Besimi i dhënë nga aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje që unë të drejtoj Qendrën e Lëvizjes vetëvendosje në Gjilan, më obligon që të punojë dhe angazhohem edhe më shumë në përhapjen e frymës së Lëvizjes Vetëvendosje te çdo qytetarë sepse është e vetmja alternative qe siguron barazi, zhvillim, perspektivë të barabartë për të gjithë qytetarët”, ka thënë besa Baftiu, kryetare e Lëvizjes Vetevendosje, Qendra në Gjilan. /2L ONLINE/