DYLON

Bac, u kry!

Bac, u kry!
Avatar photo Redaksia

Lëvizja Vetëvendosje me Sami Kurteshin, kryetar, i dha vulë fitores së madhe të 22 tetorit. I tërë Gjilani festoi me mendje dhe me zemër. I tërë Gjilani mori frymë me VV-në, me Sami Kurteshin dhe asambleistët e rinj!

Gjilani është qyteti i parë që po i prinë valles së fitoreve të VV-së.

Sot, qytetarët e Gjilanit festuan me mendje e me zemër!

EkoHigjiena

Sot, Sami Kurteshi dhe asambleistët e VV-së, u zotuan për një udhëheqje të ndershme të komunës së Gjilanit.

Sot, Gjilani i dha fund qeverisjes së keqe të Lutfi Hazirit.

Sot, qytetarët e Gjilanit festuan me zemër fitoren e ndryshimit.

Sot, gjilanasit u zotuan për rilindjen e Gjilanit, për botën e re të gjilanasëve të cilët deri tani ishin peng e politikës së vjetër.

Sot, Gjilani i dha fund politikës së gënjeshtrave dhe mashtrimeve.

Sot, Gjilanasit u çliruan nga nepotizmi, nga tenderomania dhe politika e nëntokës.

Sot, Gjilani mori frymë ndryshe. Më 22 tetor, gjilanasit trima, punëtorë e bujarë, me votën e tyre do ta fitojnë Gjilanin e humbur për një dekadë e gjysmë!

Sot, me tubimin e madh, të paparë ndonjëherë në Gjilan, i tha lamtumirë politikës së vjetër, politikës së rrënimit dhe shkatërrimit të shpirtit, të qytetit dhe të ardhmes!

Sponsorizuar nga Vetëvendosje

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.