(2L ONLINE) – Autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë arrestuar qytetarin me iniciale L.U (1992), i cili është ndaluar për 48 orë, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy qytetarëve tjerë, babë e bir, duke i grushtuar e shqelmuar ata. Rasti i kompletuar si “Lëndim i rëndë trupor” dërgohet në Gjykatë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para mësohet se derisa viktimat K.M. (1986) dhe babai i tij G. M. (1963) ishin duke qarkulluar me automjetin e tyre prej Prishtinës në drejtim të Gjilanit, kur vijnë në fshatin Bresalc, ndodhin disa provokime në momentin e tejkalimit të veturave me të dyshuarin L. U. (1992), i cili me automjetin e tij fillimisht i bllokon rrugën automjetit të viktimave.
Pastaj, siç bënë të ditur zëdhënësi Hashani, kur K. M. del nga vetura, ai e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në fytyrë, ku edhe i ka shkaktua lëndime të rënda , e i dyshuari vazhdon me sulm fizikisht edhe ndaj, G. M. babait të viktimës duke e goditur me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit.
“Pas kësaj ndërhyjnë kalimtarët e rastit dhe e largojnë të dyshuarin nga viktimat. I dyshuari është arrestuar nga njësitet patrolluese në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti i kompletuar “Lëndim i rëndë trupor” dërgohet në Gjykatë”, ka thënë Hashani. /2L ONLINE/